Lajme

Dibër: 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital

05/21/2026 09:58
nga:L J

Një 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Mësohet se 70 vjeçari ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht.

70 vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin. Aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.