Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Ferizajt dhe Dukagjinit, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kjo finale ka peshë të jashtëzakonshme sepse as Ferizaj e as Dukagjini nuk e kanë fituar ndonjëherë Kupën e Kosovës dhe poashtu fituesi siguron dalje në garat evropiane të UEFA-s sezonin e ardhshëm.
Për Dukagjinin do të ishte trofeu i parë madhor në histori, ndërsa FC Ferizaj synon ta shpëtojë sezonin me një sukses historik dhe rikthim në skenën evropiane, pasi tashmë kanë rënë nga liga.
Finalen do ta gjykojë Genc Nuza.
/GazetaBlic Sport


