Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për repartin e ri të Pediatrisë në Gjilan, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarin e komunës Alban Hyseni.
Ky projekt ka vlerë afro 1 milion euro, synon përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve në rajonin e Gjilanit.
Kurti tregoi se reparti i ri do të përfshijë laborator modern në kuadër të repartit, dyfishim të numrit të shtretërve, hapësira bashkëkohore dhe më funksionale për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe kënd lojërash për fëmijët. Sipas autoriteteve, punimet pritet të përfundojnë brenda 270 ditëve.
Kurti në postimin e tij në Facebook gjithashtu theksoi se investimet në sektorin e shëndetësisë po vazhdojnë në të gjithë Kosovën.


