Sot, Shkëmb Manaj ngriti zërin kundër neglizhencës që po ua rrezikon jetën qytetarëve çdo ditë në rrugën regjionale Klinë–Istog.
Ai potencon: “Çdo ditë në këtë rrugë vihet në rrezik jeta e qytetarëve. Rruga regjionale Klinë–Istog, e menaxhuar nga Ministria e Infrastrukturës, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë që nga 6 janari 2026, pa ndërhyrje, pa sinjalizim paralajmërues dhe pa masa elementare sigurie si rrethojat e sigurise.
Shkëmb Manaj kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Infrastrukturës, sepse nuk mund të heshtim e te presim tragjedinë e radhës që institucionet të zgjohen.
“Jeta e qytetarëve nuk guxon të matet me neglizhencë”.


