Sipas medias katalanase Sport, Pep Guardiola nuk planifikon të marrë një punë të re menjëherë pas largimit nga Man City këtë verë.
Edhe pse nuk e ka konfirmuar publikisht, Guardiola pritet ta përfundojë kohën e tij në Etihad pas 10 vitesh.
Pas largimit, trajneri pritet të marrë të paktën një vit pushim para se të kthehet potencialisht në lojë.
Media shton se është e vështirë të parashikohet që Guardiola të marrë një punë tjetër në një klub, pasi po kërkon pushim.
/GazetaBlic Sport


