Sporti

Arsenali kampion në Premier League, Granit Xhaka me urim të veçantë për ish klubin

05/19/2026 22:53
nga:Mergim Rreci

Pas triumfit historik të Arsenalit në Premier League, ish-kapiteni Granit Xhaka ka reaguar me një mesazh urimi për klubin dhe trajnerin Mikel Arteta.

Xhaka e cilësoi Arsenalin si “një ekip të veçantë” me lojtarë të mëdhenj dhe një klub që nuk reshti kurrë së besuari në projektin e tij, duke vënë theksin te roli vendimtar i trajnerit Arteta në këtë sukses historik.

“Një ekip i veçantë, lojtarë të mëdhenj dhe një klub që nuk reshti kurrë së besuari, por kjo është e gjitha falë teje, Mikel,” ka shkruar Xhaka.

Ai gjithashtu u bëri thirrje kritikëve të respektojnë trajnerin spanjoll pas arritjes së titullit: “Të gjithë atyre që dyshuan tek ju, jepini këtij njeriu respektin që meriton.”

Në fund, Xhaka ka uruar gjithë familjen e Arsenalit për këtë sukses të madh, duke e cilësuar titullin si një moment të veçantë për klubin dhe tifozët.

/Gazetablic Sport/