Sporti

Vjen vendimi i madh, Southampton përjashtohet nga faza e play-off’it, shkak spiunimi

05/19/2026 20:04
nga:Mergim Rreci

Southampton është përjashtuar nga faza e Play-Off-it për ngjithe në Premier League, pas një vendimi disiplinor që lidhet me një rast spiunimi të raportuar nga Middlesbrough.

Sipas informacionit të bërë publik, një analist i klubit të Southampton-it ka vëzhguar në mënyrë të paautorizuar një seancë stërvitore të Middlesbrough para ndeshjes së Play-Off-it, duke shkelur rregulloret e EFL-së.

Pas shqyrtimit të rastit, një Komision i Pavarur Disiplinor ka vendosur përjashtimin e menjëhershëm të Southampton-it nga gara për ngjitje në Premier League.

Përveç këtij vendimi, klubi është dënuar edhe me zbritje prej katër pikësh, e cila do të aplikohet në sezonin 2026/27 të Championship-it.

Si pasojë e këtij zhvillimi, Middlesbrough është rikthyer në Play-Off dhe do të përballet me Hull City në finalen vendimtare për promovim.

/GazetaBlic Sport/