Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka zbuluar se kë e konsideron si qendërsulmuesin më të mirë në futbollin botëror.
Kur u pyet drejtpërdrejt, “Kush është sulmuesi qendror më i mirë në botë?” Martinez u përgjigj:
“Harry Kane. E vendos atë edhe mbi Haaland për mënyrën se si kontrollon topin, si e lexon lojën, dhe për aftësinë e tij në goditje me kokë. Një fenomen,” tha Lautaro.
Forma e jashtëzakonshme e Kane mbështetet nga shifra marramendëse, pasi ka shënuar 58 gola për Bayern Munich këtë sezon, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave për një lojtar të Bundesligës në një sezon të vetëm.
/GazetaBlic Sport


