Lajme

Shkëmb Manaj: Stanoci i Vushtrrisë në mbështetje të fuqishme të rikthimit të madh të LDK-së

05/19/2026 12:53
nga:Genita C

Stanoci i Vushtrrisë ka treguar mbështetje të fuqishme për rikthimin dhe bashkimin e madh të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Kandidati me numrin 20 nga LDK, Shkëmb Manaj theksoi se energjia dhe përkrahja e qytetarëve janë motiv shtesë për fitoren e madhe në shërbim të Republikës së Kosovës.

“Stanoci i Vushtrrisë mbramë në mbështetje të fuqishme të bashkimit dhe rikthimit të madh të LDK-së✌️! Bashkë për fitoren e madhe për Republikën tonë!”, shkroi Manaj.