Simone Inzaghi do të largohet nga Al Hilal pas vetëm një sezoni në Arabinë Saudite, pavarësisht se nënshkroi një kontratë dyvjeçare verën e kaluar.
Ai merr 26 milionë në sezon, por largimi i trajnerit italian duket i pashmangshëm, sipas mediave nga Arabia Saudite.
Ata presin që lajmi të konfirmohet pas ndeshjes së fundit të Al Hilal për këtë sezon.
Ndryshimi i pronësisë së klubit kontribuoi në vendim, së bashku me kritikat për disa transferime të shtrenjta të verës që nuk funksionuan siç pritej.
Ky zhvillim e rikthen Inzaghin në tregun evropian të trajnerëve pas më pak se një viti mungesë.
/GazetaBlic Sport


