Sporti

Alarm në Spanjë, lojtari i Barcelonës mund të humbasë Kupën e Botës

05/18/2026 12:01
nga:L J

Një ankth i vërtetë ka përfshirë kampin e kombëtares spanjolle, pasi një nga yjet e ekipit, Fermin Lopez, pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Betis.

23-vjeçari u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë pasi ndjeu dhimbje në këmbën e djathtë dhe, me afrimin e Kupës së Botës, situata po shndërrohet në një garë me kohën.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Betis, mesfushori i talentuar pësoi një goditje që i shkaktoi shqetësime.

Shqetësimet lidhen me mundësinë e një frakture – një dëmtim që do ta nxirrte atë jashtë Kupës së Botës. Situata është jashtëzakonisht e tensionuar me vetëm pak javë të mbetura deri në fillimin e turneut.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do të shpallë skuadrën e tij përfundimtare të hënën, më 25 maj.

/GazetaBlic Sport