Sporti

Seria finale vazhdon në Prizren, Bashkimi dhe Trepça përballen nesër në ‘Sezai Surroi’

05/16/2026 20:04
nga:Mergim Rreci

Seria finale mes Bashkimit dhe Treçës zhvendoset në Prizren, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në palestrën “Sezai Surroi”.

Mitrovicasit kanë marrë epërsinë fillestare duke triumfuar në dy përballjet e para, duke vendosur presion mbi skuadrën prizrenase në vazhdimin e serisë finale.

Ndeshja e radhës luhet të dielën, ku Bashkimi synon të rikthehet në garë dhe të ngushtojë serinë në 2-1, me mbështetjen e tifozëve vendas.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:30.

/GazetaBlic Sport/