Lajme

Aksident i rëndë në Deçan, lëndohen 11 persona, përfshihen 3 vetura

05/16/2026 19:51
nga:Y I

11 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur ditën e sotme në Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”,  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Në aksident janë përfshirë 3 vetura.

‘’Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, është thënë nga Policia.