Finalja e AFC Champions League 2 luhet sonte mes Al Nassr dhe Gamba Osaka në një përballje që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në futbollin aziatik dhe në pjesën tjetër botë.
Cristiano Ronaldo synon të udhëheqë Al Nassr drejt trofeut të rëndësishëm, duke kërkuar një tjetër moment historik në karrierën e tij dhe suksesin e parë të madh në garat aziatike me klubin saudit, transmeton GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, Gamba Osaka vjen me synimin për të prishur planet e favoritit dhe për të surprizuar në këtë finale.
Ndeshja fillon në ora 19:45, kurse Cristiano Ronaldo shihet si titullar i padiskutueshëm në këtë përballje.
/GazetaBlic Sport/


