Lajme

Abdixhiku nga Ferizaj: Fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, punojnë dhe që nuk dorëzohen!

05/16/2026 18:22
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim me strukturat e kësaj partie në Ferizaj.

Abdixhiku tha se me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folën për organizimin, angazhimin dhe punën që kanë para.

Ai potencoi se fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, punojnë dhe që nuk dorëzohen.

“Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: