Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim me strukturat e kësaj partie në Fushë-Kosovë.
Abdixhiku tha se folën për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që kërkon ky moment.
“Me aktivistë, këshilltarë e veprimtarë të palodhur, folëm për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që kërkon ky moment. Sepse fitoret nuk ndërtohen në ditën e zgjedhjeve, por në punën e përditshme, derë më derë, zemër më zemër” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
“Fushë Kosova është gati. Tash, punë e angazhim, bashkë” mbyll postimin Abdixhiku.
Postimi i plotë:


