Lajme

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në Arabi Saudite për Haxh

05/16/2026 15:45
nga:Y I

Sot, 231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur drejt Mekës dhe Medinës për ta kryer kushtin e pestë të Islamit, haxhin.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një njoftimi, ku bënë të ditur se ky është grupi i tretë deri më tani.

Ndërkaq edhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të nisen edhe katër grupe të tjera të haxhilerëve.