Të paktën gjashtë persona janë vrarë, përfshirë tre paramedikë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Liban.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se bilanci fillestar ka treguar edhe 37 të plagosur nga “sulmet” në qytetet e distriktit Tyre.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende nuk kanë komentuar lidhur me ngjarjen.
Më herët, zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite publikoi një paralajmërim urgjent për banorët libanezë në qytetin Tyre, duke akuzuar grupin militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani, për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.


