Ish-deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka qëndruar sot për vizitë në Skënderaj pas incidentit të ndodhur dje në këtë qytet ndërmjet kryetarit të degës së LVV-së Hysni Mehani dhe kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku.
Tahiri ka theksuar se Skenderaj mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe mikpritjes.
Ai ka theksuar se ‘politika duhet t’i bashkojë njerëzit rreth mundësive më të mira për të gjithë, e jo të krijojë përçarje dhe urrejtje’.
“Në zemër të Drenicës, në Skenderaj, në vendin e krenarisë, qëndresës dhe mikpritjes, ku çdo rrugë mban gjurmët e vuajtjeve dhe sakrificës shekullore të popullit tonë.Politika duhet t’i bashkojë njerëzit rreth mundësive më të mira për të gjithë, e jo të krijojë përçarje dhe urrejtje. Prandaj sot, më shumë se kurrë, organet e shtetit nuk duhet të bien pre e agjendave destruktive politike.Propaganda, linçimet, ofendimet nuk i duhen shoqërisë sonë, aq më pak të ardhmes së Kosovës” shkruan Tahiri raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


