Edhe pse gjatë javëve të fundit u përfol shumë për një largim të mundshëm të Paulo Dybalas nga Roma, situata duket se ka marrë një kthesë të papritur dhe argjentinasi tani është pranë vazhdimit me klubin italian.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Roma ka nisur kontakte konkrete me përfaqësuesit e lojtarit për rinovimin e kontratës, ndërsa vetë Dybala është i gatshëm të qëndrojë në “Olimpico”, madje edhe me ulje page, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjatë muajve të fundit, emri i Paulo Dybala ishte lidhur me disa klube, përfshirë Boca Juniors dhe ekipe të tjera jashtë Evropës, por dëshira e tij duket se mbetet vazhdimi te AS Roma.
Raportohet se drejtuesit e Romës dhe agjenti i lojtarit kanë zhvilluar takime pozitive ditët e fundit, ndërsa një marrëveshje e re njëvjeçare me opsion vazhdimi është në diskutim.
/GazetaBlic Sport/


