Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ka vendosur kontakt me menaxhmentin e Federico Valverdes, duke rritur spekulimet për një transferim të mundshëm të mesfushorit uruguaian në Francë.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, klubi francez ka kontaktuar kampin e lojtarit për t’u informuar mbi situatën e tij aktuale te Real Madrid dhe për të kuptuar nëse ekziston mundësia e një largimi gjatë merkatos së verës, transmeton GazetaBlic Sport.
Interesimi i PSG-së vjen pas tensioneve të fundit të raportuara në Madrid, ndërsa disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë situatën e mesfushorit uruguaian. Megjithatë, raportet theksojnë se Federico Valverde nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi dhe dëshira e tij mbetet vazhdimi te klubi madrilen.
PSG thuhet se është i gatshëm të lëvizë seriozisht vetëm në rast se Real Madridi do të hapte derën për një shitje të mundshme të lojtarit, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë aktualisht.
/GazetaBlic Sport/


