Lajme

Abdixhiku reagon për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh

05/15/2026 14:09
nga:L J

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit, ish-deputetit dhe ish-Ministrit.

Abdixhiku ka thënë se Gashi ishte njeri i urtë e i mençur i politikës dhe “një mik i madh” i tij.

“Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë”, ka shkruar Abdixhiku.

Gashi vdiq sot në moshën 75-vjeçare.