Lajme

Sami Lushtaku përkujton heroizmin e Malush Ahmeti: Lavdi e përjetshme dëshmorëve

05/15/2026 14:03
nga:L J

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar jetën dhe veprën heroike të Malush Ahmetit.

Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook: “Malush Ahmeti si luftetarë i UÇK’së ka dhënë gjithcka për lirinë dhe të ardhmen e popullit tonë.”

“Sot, me respekt të thellë dhe krenari të veçantë, kujtojmë jetën dhe veprën heroike të Malush Ahmeti.Si luftëtar i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha gjithçka për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit tonë. Sakrifica e tij sublime mbetet ndër themelet më të forta të shtetit dhe lirisë që gëzojmë sot.Amaneti i dëshmorëve dhe gjaku i tyre na obligojnë që çdo ditë të punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi për vendin tonë.Lavdi e përjetshme Malush Ahmetit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai.