Shoqata e gjyqtarëve në Spanjë ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, duke kërkuar hapjen e një hetimi disiplinor ndaj tij.
Gjyqtarët i konsiderojnë deklaratat e Perez si sulme të drejtpërdrejta ndaj integritetit të tyre dhe të sistemit të arbitrimit në futbollin spanjoll, duke i cilësuar si të papranueshme në një nivel institucional, transmeton GazetaBlic Sport.
Çështja vjen pas një periudhe tensionesh të rritura në La Liga, ku Perez ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarëve dhe ka ngritur pretendime për vendime të padrejta në dëm të Real Madridit. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv spanjoll dhe kanë ndezur debat të gjerë për rolin e zyrtarëve të futbollit.
Gjyqtarët spanjollë tani kërkojnë që organet disiplinore të federatës të shqyrtojnë rastin dhe të marrin masa nëse konstatohet shkelje e rregulloreve për sjellje ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.
/GazetaBlic Sport/


