Lajme

Qytetarët grumbullohen para Stacionit të Policisë- kërkojnë të dinë pse ka kaq shumë policë në Skënderaj

05/15/2026 01:19
nga:Gazeta Blic

Të enjten në Skenderaj ka ndodhur një incident ku i përfshirë ishte kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mejani.

Ngjarja ka qenë temë kryesore në opinion publik.

Por, këtë mbrëmje njësitë speciale kanë zbritur në qytetin e Skenderajit, kjo është intepretuar nga zyrtarë të PDK-së si e panevojshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se për incidentin e sotëm në Skënderaj, janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Trupat policore kanë vazhduar të qëndrojnë, duke pasuar me një grumbullim të qytetarëve para Stacionit të Policisë në Skenderaj.

Në mesin e tyre edhe ish-deputetja Ganimete Musliu, e cila ka kërkuar sqarim se pse ka kaq shumë policë.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Fadil Nura, ka thënë se më parë se çdo shtetrrethim në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.

Mërgim Lushtaku vjen edhe me një reagim