Lajme

Njësia Speciale pas incidentit në Skenderaj, dalin detaje të reja – intervistohen pesë dëshmitarë

05/15/2026 00:53
nga:Gazeta Blic

Forca të shtuara policore janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Skenderajt.

Klank raporton se aktualisht gjendja është e qetë dhe se Njësia Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në këtë komunë.

“Aktualisht është qetë, përveçse forca operative e Njësisë Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në Skenderaj,” ka theksuar gazetarja e Klanit.

Janë intervistuar dy të dëmtuar dhe pesë dëshmitarë.

Ndër të dyshuarit, është edhe kryetari i komunës së Skenderajt, i cili nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë.

“Për këtë arsye, policët elitarë kanë zbarkuar në komunë”, u shpreh gazetarja.