Lajme

Vjen reagimi i Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj

05/15/2026 00:04
nga:Gazeta Blic

Ish-deputetja e PDK-së dhe kandidatja edhe për një mandat tjetër, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pas vendosjes së Njësisë Speciale në qytetin e Skenderajt.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që t’i largojë forcat special nga Skenderaj.

“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj.”, ka shkruar Musliu.