Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.
Ndërkaq, për shkak të natyrës së lëndimeve, fëmija tani po dërgohet për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


