Lajme

Artan Nimani: Zgjedhjet e 7 Qershorit, më shumë “rivotim” sesa garë reale politike

05/14/2026 19:06
nga:Genita C

Profesori Artan Nimani ka vlerësuar se dinamika aktuale politike nuk po sjell momentum të ri dhe se zgjedhjet po duken më shumë formale sesa një garë reale për pushtet.

Sipas tij, as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë bërë hapa që do ta ndryshonin ndjeshëm balancën politike në vend.

“Dinamika aktuale nuk po prodhon momentum të ri politik. Përkundër përpjekjeve të Lidhja Demokratike e Kosovës për përafrim me ish-struktura, ende ekziston distancë mes objektivave dhe realitetit elektoral, ndërsa edhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka bërë hapa që do ta ndryshonin seriozisht balancën politike. Në këto rrethana krijohet përshtypja e një gare më shumë formale sesa garë me bindje reale për fitore, sepse kur perceptohet paraprakisht rezultati, mobilizimi bëhet i vështirë. Për këtë arsye, personalisht këtë proces më shumë e shoh si rivotim sesa si zgjedhje klasike”, tha Nimani për GazetaBlic.

Krstic: LDK me Vjosa Osmanin mund të arrijë rezultat më të mirë se PDK-ja në zgjedhjet e 7 Qershorit