Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar në spital zëvendësministrin, Hysni Mehani, i cili u përfshi sot në një sulm fizik në Skënderaj.
Vitia ka njoftuar se janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tij është stabile.
Ai në reagimin e tij tha se ‘dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike’.
“Përtej bindjeve politike, dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike ndaj përfaqësuesve politikë, aktivistëve apo qytetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë vetë frymën demokratike të vendit tonë.I urova shërim të shpejtë bashkaktivistit tonë Hysniut dhe shpreha mbështetjen time të plotë.Kosova ka nevojë për përballje me ide, argumente dhe vizion për shtetin, jo me dhunë e frikësim” shkruan Vitia raporton “Gazeta Blic”.
Njoftimi i plotë:


