Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në Skënderaj ndaj kryetarit të degës së LVV-së në këtë qytet nga Sami Lushtaku.
Musliu-Shoshi në reagimin e saj thekson se ‘Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje’.
Ajo tha se pushteti i Albin Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes në metodë politike.
“Sulmet dhe linçimet publike ndaj njerëzve që ishin në themelet e UÇK-së janë të papranueshme dhe të rrezikshme.Sami Lushtaku nuk ka nevojë për certifikim patriotizmi nga askush. Ai është një nga njerëzit që ka qëndruar në kohët më të vështira për Kosovën, kur shumë të tjerë mungonin. Respekti për historinë dhe për ata që kanë kontribuar në lirinë e vendit duhet të ruhet, pavarësisht dallimeve politike” shkruan Musliu-Shoshi në reagimin e saj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


