Lajme

Muharremi: Sami Lushtaku të tërhiqet nga PDK nëse dëshiron ta shpëtojë partinë nga pasojat e incidentit të sotëm

05/14/2026 18:16
nga:Genita C

Analisti politik Shenoll Muharremi ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të LVV-së në Skenderaj, duke theksuar se dhuna nuk duhet të përdoret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike, raporton GazetaBlic.

Ai kërkoi që Sami Lushtaku tërhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, nëse synon ta shmangë pasojat politike për partinë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryesisë së PDK-së të tregojë qartë që është kundër dhunës në politikë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.