Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë vizituar AgroProdukt dhe Bliff Organik që siç tha ai janë dy histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.
Abdixhiku potencoi se aty panë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
“Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.Do të jemi me ta në çdo hap” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Shkrimi i plotë:


