Ekipet e Kërkim-Shpëtimit ujor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale në Deçan, kanë gjetur trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P në lumin Lumbardhë, pas një operacioni intensiv kërkimor.
Trupi i pajetë është dorëzuar tek organet kompetente për procedurat e mëtejme.
E rëndë në Deçan: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh


