Sipas The Times, Chelsea po bën përparim pozitiv në bisedimet për ta bërë Xabi Alonson trajnerin e tyre të ardhshëm.
44-vjeçari po del si kandidati kryesor për punën në Stamford Bridge, por ende kërkon siguri për rolin.
Përvoja e fundit e Alonsos ishte e vështirë, pasi u shkarkua nga Real Madridi vetëm shtatë muaj pas nënshkrimit të një kontrate trevjeçare.
Blutë ende kanë disa kandidatë të tjerë, përfshirë trajnerin në largim të Bournemouth, Andoni Iraola, dhe Marco Silvën e Fulham. Megjithatë, Alonso ka një avantazh, si falë arritjeve të tij si trajner ashtu edhe karrierës së shkëlqyer si lojtar.
/GazetaBlic Sport


