Lajme

Mimoza Kusari-Lila në Mitrovicë, refuzon t’iu përgjigjet serbisht mediave në gjuhën serbe

05/14/2026 14:21
nga:Sh R

Ministrja në Detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka qëndruar sot për një vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Asaj i janë afruar dhe i janë drejtuar me pyetje disa media në gjuhën serbe, megjithatë Kusari-Lila ka refuzuar të përgjigjet në serbisht.

Ajo ka vazhduar të përgjigjet në gjuhën shqipe në pyetjet e gazetarëve, duke thënë se po i kupton se çfarë po e pyesin.