Presidenti i ShBA-së Donald Trump, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Pekin ku është pritur nga homologu i tij kinez Xi Jingping.
Ndërkohë BBC, ka zbuluar detaje nga takime i cili zgjati për më tepër se dy orë.
Temë e diskutimit ishte dhe Tajvani, territor që Kina e pretendon si të sajën.
Presidenti Jingping e paralajmëroi Trumpin, se kjo mund t’i çojë dy vendet drejt një konflikti.
Ai kërkoi nga shefi i “Shtëpisë së Bardhë” uljen e shitjeve të armëve amerikane në ishullin e vetëqeverisur, të cilin Pekini e ka pretenduar prej kohësh.
Nga ana tjetër, Donald Trump ka sjellë me vete drejtorët ekzekutivë të 30 bizneseve të mëdha të teknologjisë në Pekin me shpresën se Kina do t’i hapë dyert e saj për më shumë firma amerikane.
Pas përfundimit të bisedimeve, Trump i dha lëvdata të shumta mikpritësit të tij ndërsa vizitoi Tempullin e Qiellit të shekullit të 15-të, ku perandorët kinezë dikur luteshin për një korrje të madhe.
Trump e quajti Xi-në një udhëheqës të madh, i përshkroi bisedimet si “të shkëlqyera” dhe u tha gazetarëve se Kina ishte e bukur.


