Spektakël nga Lionel Messi në MLS!
Ylli argjentinas shkëlqeu në fitoren dramatike të Inter Miami CF ndaj Cincinnati me rezultat 5-3, duke realizuar dy gola dhe një asistim, transmeton GazetaBlic Sport.
Messi ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, ndërsa Inter Miami arriti të përmbysë rezultatin dhe të vazhdojë serinë fantastike të fitoreve në transfertë. Argjentinasi ishte shumë pranë edhe një “hat-trick”-u, por goli i tretë u regjistrua si autogol i portierit kundërshtar.
Me këtë paraqitje tjetër të jashtëzakonshme, Messi vazhdon të dëshmojë kualitetin e tij para Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/


