Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kishin vrarë dhe masakruar barbarisht 44 qytetarë.
Fshati ishte rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty ishin dëbuar më shumë se 400 civil.
Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë, policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur. Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.
Ndërsa dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.


