Lajme

Sorensen zhvillon takime të ndara me kryenegociatorët, prezanton planin e punës për muajt në vijim

05/13/2026 16:28
nga:Genita C

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se këtë javë në Bruksel ka zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorët e të dyja palëve, përfshirë përfaqësuesin e Kosovës, Agron Bajrami.

Sorensen ka njoftuar në platformën “X” se në këto takime është prezantuar plani i punës i BE-së për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm.

“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.