Sporti

Arbeloa në stilin e Florentino Perez: Jemi vjedhur, të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur!

05/13/2026 12:13
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka komentuar deklaratat e djeshme të presidentit Florentino Perez.

Duke iu referuar pretendimeve se klubi madrilen është “privuar” nga disa tituj kampionati si shkak i vendimeve të gjyqtarëve, Arbeloa u shpreh: “Florentino tha se na u morën tituj të La Liga-s? Sigurisht, të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur”, duke lënë të kuptohet se ndan të njëjtin mendim me të, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai gjithashtu u ndal te çështja “Negreira”, duke theksuar se ajo duhet të zgjidhet sa më shpejt. “Do të ishte mirë që çështja Negreira të mbyllej. Është e qartë se nuk është as ligjore dhe as e kuptueshme për ata që jemi të përfshirë në futboll. Është e pabesueshme që vetëm futbolli po e mbron ligjshmërinë. Është një ndjesi që e ndajnë të gjithë tifozët e Real Madridit”, u shpreh ai.

Deklaratat e Arbeloas vijnë në një moment kur debati rreth integritetit të futbollit spanjoll mbetet i ndezur, ndërsa hetimet dhe polemikat për rastin “Negreira” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike, por ende nuk ka një vendim përfundimtar për çështjen.

/GazetaBlic Sport/