Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar listën për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton GazetaBlic.
Ardian Gjini, kandidat për kryeministër, tha se kjo është “një kapitull i ri” për partinë dhe se ai do të jetë bartës i listës së fitores, së bashku me Ramush Haradinajn dhe ekipin e AAK-së.
Gjini theksoi se Kosova ka nevojë për vendime të qarta, zhvillim dhe jo eksperimente, duke e quajtur këtë garë si një përkushtim ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.


