Sporti

Giovanni Malago e konfirmon, do të kandidojë për president të Federatës së Futbollit të Italisë

05/12/2026 23:29
nga:L J

Është zyrtare: Giovanni Malago po kandidon për president të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Lajmi u konfirmua prej tij personalisht, me dorëzimin zyrtar të dokumenteve të planifikuar për të mërkurën në mëngjes.

“E kisha premtuar dhe e mbajta fjalën time. Nga respekti për Presidenten e IOC-së, znj. Kirsty Coventry, e cila ishte këtu në Romë, dhe për të gjithë komponentët, gjithmonë kam thënë se do ta zbuloj vendimin tim menjëherë më pas”, tha Malago gjatë një darke bamirësie të organizuar nga Serie A.

“Konfirmoj se nesër në mëngjes do të paraqes kandidaturën time për president të Federatës së Futbollit”, tha Malago.

/GazetaBlic Sport