Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze.
Behrami ka potencuar se ‘në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it’.
Ai tha se të njëjtit dëshirojnë të arsyetojnë mbajtjen e paligjshme tash e 6 vjet të krerëve të UÇK-së në paraburgim.
“Miliona euro të taksapaguesve evropianë janë harxhuar në reklama me përmbajtje raciste, përplot stereotipe të dedikuara për “parashoqërinë” kosovare.
Bashkimi Evropian duhet të turpërohet” shkruan Behrami raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


