Lajme

Xhevahir Geci nuk hyn në garën e 7 qershorit

05/12/2026 18:31
nga:Genita C

Xhevahir Geci ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se vendimi nuk nënkupton tërheqje nga politika, duke shtuar se do të vazhdojë angazhimin brenda PDK-së për forcimin e strukturave dhe mobilizimin e qytetarëve në mbështetje të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Geci ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet e kaluara, duke theksuar se mbetet aktiv në jetën publike dhe politikën e vendit.