Lajme

Albin Kurti prezanton Adelina Tërshanin si kandidate për deputete: Aktiviste e njohur feministe

05/12/2026 17:43
nga:Genita C

Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar VV’së dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Sipas Kurtit, Tërshani sjell mbi dhjetë vjet përvojë në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, ndërsa është vlerësuar si një zë intelektual dhe kritik që do të kontribuojë në programin për drejtësi shoqërore të partisë.