Arsenali ka konfirmuar se Ben White nuk do të luajë për ekipin këtë sezon.
Mbrojtësi pësoi një ‘dëmtim të ligamentit medial të gjurit’ në ndeshjen e Premier Ligës kundër West Ham, thuhet në deklaratën e klubit.
Si rezultat, White do të humbasë dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës kundër Burnley dhe Crystal Palace, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG.
Deklarata shton se stafi mjekësor i klubit tani është i përqendruar në përgatitjen e White për fillimin e para-sezonit, duke sugjeruar se ai mund të humbasë edhe Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


