Tensionet brenda zhveshtores së Real Madrid po vazhdojnë të rriten dhe emri i Dani Ceballos është rikthyer në qendër të vëmendjes në mediat spanjolle.
Sipas raportimeve të fundit nga media pranë klubit madrilen, mesfushori spanjoll po dyshohet si një nga personat që po nxjerr informacione të brendshme nga zhveshtorja drejt mediave, transmeton GazetaBlic Sport.
Në këtë kontekst, emri i Ceballos është përmendur si një nga figurat që dyshohet se ka lidhje me rrjedhjen e informacioneve sensitive nga brenda klubit. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi apo vetë lojtari, debatet në mediat sportive spanjolle janë intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit.
Trajneri Alvaro Arbeloa është pyetur publikisht për ekzistencën e një “topi” në zhveshtore dhe për raportin e tij me Ceballos. Në deklaratat e tij, Arbeloa shmangu akuzat direkte, por pranoi se situata brenda ekipit nuk është ideale.
/GazetaBlic Sport/


