Humbja e Khamzat Chimaev fundjavën e kaluar ka ndryshuar ndjeshëm balancat dhe ka vënë në qendër të vëmendjes Ilia Topurian si i vetmi kampion aktual i pamposhtur në UFC.
Në një mbrëmje të mbushur me surpriza në Prudential Center, Sean Strickland realizoi një nga kthesat më të mëdha të kohëve të fundit duke mposhtur Chimaev dhe duke rikthyer titullin e peshave të mesme, trasnmeton GazetaBlic Sport.
Ky rezultat ka një ndikim të drejtpërdrejtë në hierarkinë e UFC-së: Ilia Topuria del tani si i vetmi kampion aktual pa asnjë humbje profesionale.
Spanjollo-gjeorgjiani mban një rekord të pastër 17-0 dhe konsiderohet një nga luftëtarët më të mëdha të brezit të tij, me një rritje të shpejtë që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës së arteve marciale të përziera.
/GazetaBlic Sport/


