Trepça dhe Bashkimi e vazhdojnë serinë finale të ndeshjeve në mesjavë.
Të dy skuadrat do të përballen përsëri në palestrën ‘Minatori’, e cila na dhuroi spektakël në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Përballja e dytë finale zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:30, me të dy skuadrat që synojnë fitoren e madhe.
Mitrovicasit e fituan takimin e parë final me rezultat 94-79, duke dhënë sinjale të qarta që edhe këtë edicion janë favoritë për trofeun e madh.
/GazetaBlic Sport/


